Home / Kryesoret / VMRO kërkon dorëheqjen e Janevës

VMRO kërkon dorëheqjen e Janevës

Në një atmosferë të tensionuar, me ndërprerje, zënka dhe akuza kaloi edhe debati i sotëm në Komisionin për sistem, politik ku tashmë për të tretën ditë me radhë mysafire është prokuroria speciale Katica Janeva.

Deputeti Kërsto Mukoski nga VMRO-DPMNE-ja kërkoi dorëheqjen e Janevës. Nuk e paska kryer punën për të cilën është paguar në mënyrë të majme. E mësoi se përderisa flet, prokurorja speciale duhet të heshtë dhe të dëgjojë e jo ta ndërpresë nga vendi. Kërkoi nga Janeva që deputetëve t’u dorëzojë edhe raport financiar, meqë nuk dihet se si janë shpenzuar një milion euro para të popullit.

“Na jepni raport financiar, na tregoni ku i shpenzoni paratë. Nuk është e thënë në hollësi. Shpenzojini në mënyrë më ekonomike, na jepni zërat elementare ku i shpenzoni katër milion eurot që ua dhanë qytetarët, që të dimë se çfarë duhet të punoni për ato para dhe sa të ju besojmë”, u shpreh Kërsto Mukoski, VMRO-DPMNE.

Replikoi Janeva duke theksuar se u ka dorëzuar raport deputetëve, ndërsa nuk planifikon të dorëzojë raport financiar. Nuk i bie ndërmend as të tërhiqet nga posti i prokurores speciale.

“Kjo kohë që e shfrytëzoni për të na sulmuar, vetëm tregon se sa nuk dëshironi ta ushtrojmë punën tonë. Në këto tri ditë unë mendoja ta kryeja punën time, por ja që ju mendoni që duhet të qëndroj këtu. Ja po ju tregoj, nuk kam frikë që të ju përgjigjem në pyetjet, meqë konsideroj se nuk duhet të përgjigjem, nuk do të përgjigjem”, tha Katica Janeva, prokurore speciale.

Goran Milevski kërkoi nga Janeva t’i tregojë publikisht emrat e deputetëve në Kuvend të cilët janë nën hetim.

“Le të shohim pse luftojnë aq ashpër dhe e sulmojnë Katica Janevën dhe le të shohim nëse këtë e bën dikush që e ka mizën nën kapelë”, tha Goran Milevski, PLD.

Raporti gjashtëmujor i Janevës tashmë tre ditë është objekt i debatit mes pushtetit dhe opozitës. Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzojnë se punon në interes të LSDM-së, përderisa opozitarët akuzojnë partinë në pushtet se në çdo mënyrë i bën obstruksion punës së PSP-së me qëllim që të mos dëshmohet kriminaliteti në radhët e pushtetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *