Home / Kryesoret / VMRO reagon ndaj Fatime Fetait

VMRO reagon ndaj Fatime Fetait

Pas pres konferencës së PSP-së ku u publikua se do të ngriten dy aktakuzat e para, prej të cilave njëra ka të bëjë me demolimin e Komunës Qendër, reaguan nga VMRO-DPMNE-ja.

“ Prokuroria Speciale Publike sot dha një shembull të mirë për arshinet e dyfishta sipas të cilave janë duke punuar. Prokurorja Fatime Fetai u nis hapur kundër të gjithë qytetarëve që vendosën të dalin në protesta kundër pengimit të ndërtimit të një kishe në Komunën Qendër, pasi që përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Shoqata e Qytetarëve Veritas kundërshtuan tentimet e Andrej Zhernovski dhe këshilltarëve të LSDM-së që të pengojnë ndërtimin e Kishës Shën Konstantin dhe Elena. Prokurorja Fatime Fetai vendosi që t niset kundër besimtarëve që po e përdorin të drejtën e garantuar me kushtetutë për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë e tyre me politikat e Zhernovskit dhe LSDM-së, vetëm për atë që kanë shkaktuar një dëm material prej 20 eurove”, reaguan nga VMRO-DPMNE-ja

Kryetari i Komunës ‘Qendër’, Andrej Zhernovski, pas njoftimit të lajmit se Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka paraqitur akuzat për dhunë në këtë komunë para tre viteve e tre muaj, në profilin e tij në Facebook shkruan se rrëzimi i Gruevskit filloi dhe do të mbaroj në ‘Qendër’.Zhernovski ndër të tjera në një postim të tij në Facebook shkruan:

‘Sot duhet të krenohen të gjithë ata ku në zgjedhjet e vitit 2013 treguan se janë të qëndrueshëm dhe më të fuqishëm nga pushteti i Gruevskit! Të gjithë ata, të cilët edhe krahas presioneve të shumta dhe kërcënimeve, dolën në votime të të tria raundet e zgjedhjeve lokale, me çka treguan se vullneti i qytetarëve është më i fiqishëm nga shkupi i pushtetit kriminal…Rrëzimi i Gruevskit fillo dhe do të mbarojë në ‘Qendër’! Kjo është një ditë e madhe për kthimin e drejtësisë në Maqedoni’, shkruan përveç tjerash Zhernovski.

Prokuroria speciale më në fund ka zyrtarizuar paditë e para kundër funksionarëve të lartë shtetëror. Njëri rast ka të bëjë me sulmin e porositur ndaj Komunës Qendër në vitin 2013-të kur një turmë njerëzish nuk lejuan ndryshimin e disa planeve urbanistike për shkak të gjoja qëllimit për rrënimin e kishës në Qendër të Shkupit. Në mesin e 14 të akuzuarve për dhunë, me gjasë gjendet edhe emri i ish kryeministrit dhe kryetarit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski si dhe emri i ish ministrit të transportit, Mile Janakievski. Prokuroria speciale nuk deshi të tregojë kundër cilëve persona ka të bëjë padia, por sqaruan se bazë për padinë e ngritur është biseda telefonike e publikuar në opinion. Për sulmin ndaj komunës Qendër, ekziston biseda mes Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakievskit

Gjithashtu lexo

Miliarderi shqiptar do të investojë 180 milion euro në Shkup, ja emri i tij

Grupi Balfin ( në pronësi të miliarderit Samir Mane ) njofton blerjen nëpërmjet kompanisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *