Home / Kryesoret / Zhbogar: Liderët politik të përkrahin Prokurorinë Speciale Publike

Zhbogar: Liderët politik të përkrahin Prokurorinë Speciale Publike

Zgjedhjet janë parakusht për  qeverinë e ardhshme dhe të gjithë liderët politikë të punojnë në sundimin e të drejtës, të vazhdojnë me përkrahjen e punës së PSP-së, të vazhdojnë me plotësimin e BE agjendës, deklaroi euro ambasadori Samuel Zhbogar,

“Ata janë parakusht që të gjithë bashkërisht të fokusohemi në këto çështje. Ajo që mendoj se do të duhej që të jetë fokus i qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve është rinovimi i unitetit nacional. Polarizimin të cilin po e shohim me të vërtet nuk i ndihmon shtetit e as popullit”, deklaroi Zhbogar.

Euro ambasadori porositi se Maqedonia seriozisht duhet që ta kuptoje rekomandimin e Gjykatës Revizuese Evropiane për uljen ose ndërprerjen eventuale të parave evropiane për Maqedoninë.

Sipas tij, vendi duhet që të jetë rigoroz në reformat të cilat po zbatohen me paratë nga fondet evropiane.

“Gjithçka është e lidhur me mënyrën se si po harxhohen paratë nga fondet evropiane. Para disa muajve, ne si Komision Evropian kemi tërhequr një pjesë të parave të dedikuara për Maqedoninë, pasi që disa prej reformave nuk u bënë, thjeshtë projektet nuk ishin gati. Ka afate për përgatitjen e projekteve dhe nëse ato nuk respektohen, ne do të duhet që t`i ridedikojmë ato para në vend tjetër”, deklaroi ambasadori Zhbogar.

Përndryshe, shuma e përgjithshme e projekteve të anuluara është 27.5 milion euro, para që duhej investuar në infrastrukturën hekurudhore, progresin e doganës dhe sistemit kolektor për liqenin e Ohrit

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *