Home / Showbiz / 1 mijë e 500 perla të ujërave të ëmbla, në fustanin e princeshës Elia Zogu

1 mijë e 500 perla të ujërave të ëmbla, në fustanin e princeshës Elia Zogu

Elia Zogu, e cila së fundi ka kurorëzuar dashurinë e saj me Princin Leka Zogu, përgjatë ceremonisë është parë me dy fustane tejet të veçantë, ku njërin e ka veshur përgjatë kororëzimit, kurse tjetrin, pas kësaj ceremonie, deri në përfundim të dasmës.

I pari ishte dizajnuar nga Blerina Kllokoqi Rugova, kurse tjetri nga disenjatorja shqiptare Flora Suldashi. Flora Suldashi, e cila është përgjegjëse edhe për veshjen e Miss Gjermania, ka thënë për KultPlus se këtë fustan e ka punuar në konsultime të ngushta me princeshën Zogu.

“Fustani është punuar në bashkëpunim të ngushtë me princeshën, për çdo detaj jemi konsultuar”, ka thënë Suldashi, e cila ka specifikuar se puna rreth këtij fustani ka zgjatur për tre muaj.

“Fustani është me stil klasik, me karakter serioz, forma A. Me dekolte të mbyllur deri në fyt, mëngë të gjata, me qëllim që të respektohen të gjitha fetë”, ka thënë Suldashi mbi prerjen e fustanit.

Kurse sa i përket detajeve dhe stilizimit të fustanit, Suldashi ka thënë se fustani i princeshës Zogu ka mbi 1500 perla të ujërave të ëmbël nga Swarovski, në madhësi prej 3 milimetrave, të qëndisura me dorë, duke përfshirë edhe qindra kristale Swarovski, me madhësi po ashtu prej 3 milimetrave. “Kristalet simbolizojnë pikat e vesës, ujin”, ka thënë Suldashi.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *