Home / Emisionet / Informative / 17 Tetori dita Ndërkombëtare kundër varfërisë

17 Tetori dita Ndërkombëtare kundër varfërisë

Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. Që prej vitit 1993, ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim.

Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në axhendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.

Në 17 tetor të vitit 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme , dhunës dhe urisë. Që prej atij momenti individë dhe organizatat në mbarë botën e shikonin 17 Tetorin si një ditë ku mund të rikujtonin përkushtimin e tyre për t’i dhënë fund varfërisë.

Dhe pse 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në vitin 1993, në shumë vende të tjera rreth botës kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987.

Gjithashtu lexo

37 vjet më parë, Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe

37 vjet më parë, në 17 tetorin e vitit 1979, bamirësja e njohur me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *