Home / Kuriozitete / 22-vjeçarja fsheh në trup një arsenal të tërë teknik vetëm për të marr një provim

22-vjeçarja fsheh në trup një arsenal të tërë teknik vetëm për të marr një provim

Një e re nga Kosova në Sundern të Gjermanisë me trikun e saj të përdorur për të kaluar provimine “autoshkollës” është bërë temë shumë tërheqëse për mediat gjermane dhe të tjera gjermanofone.

Ajo kishte habitur policinë dhe autoritetet tjera kur ishte zbuluar se në çfarë mënyre, me teknikë të sofistikuar, kishte provuar të kalonte provimin e vozitjes, shkuanvice-com.de. E gjithë dekolteja e saj ishte e përshkuar nga kabllo të ndryshme që çonin te kamera e vogël dhe te kufjet e

padukshme në veshët e saj, transmeton albinfo.ch. Përmes tyre ajo lidhej me një person që e ndihmonte nga jashtë për t`iu përgjigjur pyetjeve të testit.

22 vjeçare e kishte denoncuar vetë mësuesi i saj i autoshkollës. Ai kishte telefonuar te përgjegjësit e provimit duke shprehur habinë se si po hynte në provim një person që nuk e njeh gjermanishten fare. Për më tepër, atij i ishte dukur e habitshme që ajo kishte paraqitur provimin në një qytet tjetër, që ishte rreth 30 kilometra larg, ndërkohë që këtë mund ta bënte në qytetin ku jetonte dhe ku i mbante orët e autoshkollës.

Përfundimi i kësaj aventure që ngjan me filmat agjenturorë ishte i hidhur për vajzën nga Kosova, përcjell albinfo.ch. Jo vetëm për faktin se u zbulua dhe do të marrë një dënim por edhe për diçka tjetër: ajo e kishte futur kufjen aq thellë në vesh sa që i është dashur ndërhyrja e një mjeku otorinolaringolog për t`ia hequr nga aty./Albeu.com/

Gjithashtu lexo

Shitet shtëpia më e lartë në botë (Foto/Video)

Shtëpia më e lartë në botë e njohur si “Falkon nest” në Prescott të Arizonës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *