Home / Lajme / Rajon / 37 kg drogë në banesë, në kërkim çifti i të rinjve

37 kg drogë në banesë, në kërkim çifti i të rinjve

37 kg drogë është sekuestruar nga policia në një tjetër operacion antikanabis.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër u finalizua operacioni i radhës i koduar “DRYING”, ndërsa u shpallën në kërkim një çift bashkëshortësh, M.K. 25 vjeç dhe F.Gj. 23 vjeçe, të dy banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku banonin dy të rinjtë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 37 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *