Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva në një intervistë për medie ka folur për opstrukcionet serioze nga personalitetet në institucionet shtetërore që po e pamundësojnë funksionimin normal të PSP-së

Megjithatë, ajo theksoi se nuk e dekurajon ekipin e prokurorëve të cilët kanë për detyrë që të hetojnë forma serioze të krimit, duke shprehur optimizëm se edhe pse është e kontestuar, në fund drejtësia do të jetë ajo që do ta sjell fitoren. Në pyetjen nëse do të zbulohet se kush ka përgjuar, Janeva shprehu optimizëm.

“Edhe pse një pjesë e dëshmive janë shkatërruar dhe ne kemi qenë të befasuar nga mënyra se si kanë vepruar institucionet shtetërore, më saktësisht funksionarët në MPB, por ashtu si thotë kolegia ime Fatime Fetai, nuk ekziston krim i përkryer, kështu që ne vazhdojmë me punën tonë”, theksoi Janeva.

Ajo tha se në ekip i ka prokurorët që janë të dëshmuar në punën e tyre dhe kanë pasur nota të larta, për shkak të së cilës beson se drejtësia do të dal në pah.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *