Home / Lajme / Maqedoni / A është duke na shkatërruar interneti përmes garave për ‘like’, bombardimit me informata…

A është duke na shkatërruar interneti përmes garave për ‘like’, bombardimit me informata…

Përgjatë historisë, njerëzit janë brengosur rreth teknologjive të reja, por të njëjtat brenga ekzistojnë edhe sot.

Sidoqoftë, a janë këto pohime legjitime apo vetëm thuhen nga disa persona për të tërhequr vëmendje?

Fillimisht, mos harroni se “interneti” është term i paqartë, duke marrë parasysh faktin se në të qarkullojnë shumë gjëra. P.sh., përmes internetit mund të zhvilloni varësi ndaj kumarit përmes lojërave online të pokerit. Ky është vetëm një shembull i thjesht se si truri ndikohet negativisht nga interneti, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, interneti na jep qasje të menjëhershme, të vazhdueshme dhe direkte për informacione të ndryshme rreth historisë njerëzore ose çfarëdo teme. Pra, si mundet kjo të ndikojë në turinjtë tanë?

“Bombardimi” me informacione

Është e rëndësishme të mbahet mend se truri i njeriut gjithmonë është duke u ballafaquar me një rrymë të vazhdueshme të informacioneve të pasura; kështu është bota e vërtetë. Qoftë nëse e shikoni një video futbolli në një ekran të vogël apo shikoni fëmijët duke luajtur në park, sistemet vizuale dhe truri e kryejnë të njëjtin funksion sepse që të dyja rastet prodhojnë informacione të hollësishme ndijore.

Megjithatë, truri faktikisht nuk e proceson çdo gjë të cilën shqisat tona ja prezantojnë; pavarësisht fuqisë dhe kompleksitetit që ka, ai nuk e ka kapacitetin për ta bërë këtë. Por, ai i filtron të gjitha gjërat dhe i ekstrapolon ato që janë më të rëndësishme duke u bazuar në eksperiencat e mëhershme, në kalkulime dhe në një farë sistemi “të të qëlluarit”.

Çështja është se truri veçse është i adaptuar mirë në parandalimin e bombardimit me informacione, prandaj nuk është aq e mundshme që interneti ka aftësinë ta bëjë një gjë të tillë.

A është Google duke na shkatërruar kujtesën?

Brengë tjetër moderne është se qasja e vazhdueshme në informacionet e vendosura në internet është duke na shkaktuar probleme me kujtesën. Përse të lodheni duke mbajtur mend çdo gjë kur vetëm mund ta kërkoni në Google, apo jo?

Kujtesa apo memoria nuk funksionon kështu. Gjërat të cilat i përjetojmë, e që përfundojnë në kujtesën tonë, e bëjnë këtë përmes një procesi të pavetëdijshëm. Gjërat të cilat kanë rezonancë emocionale apo rëndësi në mënyra tjera, kanë tendenca të mbahen mend më lehtë sesa informacionet abstrakte apo faktet e ‘padobishme’. Këto të fundit gjithmonë kanë kërkuar më shumë përpjekje për t’u mbajtur mend në kujtesën afatgjatë, pasi që duhet të përsëriten vazhdimisht për të përfunduar si ‘kujtime’.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *