Home / Lajme / Maqedoni / Abdylmenaf Bexheti: Në kulm të dimrit do lulëzojë gjithçka!

Abdylmenaf Bexheti: Në kulm të dimrit do lulëzojë gjithçka!

Akademiku Abdylmenaf Bexheti përmes një analize të fundit sqaron se këtë dimër mund të lulëzojë dicka edhe pse do jetë shmë ftohtë, njofton Zhurnal.

Pothuaj fushata filloi. Kulmi pritet të arrihet në ditët e para të Dhjetorit, ndoshta në acarrin e madhë do ,,lulëzojë,, gjithçka, posaçërisht ,,ringjallja,, e ekonomisë! Statistikat ekonomike të Gruevskit, si një ish student i Prilepit, si zakonisht janë premtuese. Mos ndërtoni pritje mbi këto premtime se do Ju dalin shumë zhgënjime!, shkruan kështu akademik Bexheti duke bërë në pika të shkurta një analizë për 10 vitet e qeverisjes.

Megjithatë nuk qëndron problemi tek ai çka dhe si premton por te publiku që i beson, bile edhe pas 10 viteve! Ky fenomen i premtimeve rritëse dhe përmbushjeve rënëse, përsëritet më shumë se 5 cikle zgjedhore nuk flet për atë si karakter apo aqë më pak si ekspert. Shumë më shumë flet për ata që i besojnë që nuk janë të pakt! Nuk duhet të jeshë njohës i ekonomisë që të gjykojshë dështimet që janë shumë të dukshme, thotë më tej ai derisa më poshtë ju sjellim qeverisjen përmes 10 atributeve.

10 vite qeverisje përmes 10 atributeve:

1.Ekonomi fragjile dhe të varur dominant nga huamarja dhe shteti si konsumator ekstremisht joproduktiv. Gjeneratat e reja (grupmosha 18-25) jo vetëm që janë mbi 45% të papunë por edhe mbi 55% (PBB-së) të ngarkuar me borxh në të ardhmen!
2.Shtet me institucione partiake dhe i kapur nga individë të një partie-shumë më shumë se në sistemin njëpartiak,
3.Korrupcion të ,,sistemuar,, në normë dhe kulturë të sjelljeve bazike gjithnjë e më shumë dhe gjithëkund,
4.Marrëdhënie ndëretnike të feudalizuara-pronar i shtetit dhe argatë të tijë,
5.Perspektive (dez)integruese me regres të vazhdueshëm-izolim maksimal ndërkombëtar,
6.Rishtresime sociale duke shkri shtresën e mesme në të varfër dhe shumë pak në ekstremisht të pasur. Këto të fundit si rezulltat i politikës ditore!
7.Shpërngulje masive të rinisë, posaçërisht atyre të aftë për të punua në kushte normale, Nuk shpërngulen vetëm për motive materiale-shumëkush e bënë për të jetua në shtete normale,
8.Arsim të devalvuar në të gjitha nivelet-mbi 2500 magjistra shkence dhe mbi 250 doktor shkencash krijohen çdo vit, dhe shoqëria gjithnjë e më shumë në dekadencë,
9.Shëndetësi të improvizuar për të komercializuar, edhepse çdo vit shpenzohen reth 400 milE.para publike!
10.Kulturë, sport, argëtim,…helmim,…e çka mos tjetër!
Nëse kështu vazhdoni të votoni, sërish do vajtoni!

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *