Home / Kryesoret / Agim Çeku tregon kush i telefonoi që të bëhej komandant i UÇK-së

Agim Çeku tregon kush i telefonoi që të bëhej komandant i UÇK-së

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, në emisionin “Komiteti Qendror”, ka folur për ardhjen e tij në luftën e Kosovës.

Ai ka thënë se kishte komunikim me organizatorë të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Adem Grabovcin e shumë të tjerë, dhe priste kërkesën e tyre për të hyrë në Kosovë.

Çeku ka treguar se për bisedimet në Rambuje ka pasur rolin e këshilltarit të delegacionit të UÇK-së, së bashku me Kadri Veselin.

“Në fillim të marsit, pas bisedimeve në Rambuje, Grabovci më ka telefonuar, duke më thënë se duhet të vish në Tiranë. Kam shkuar atje dhe jam takuar me Thaçin e Ramë Bujën, dhe nga aty jam nisur për në Kosovë, pa kaluar asnjë natë në Shqipëri”, ka thënë Çeku në “Komiteti Qendror”, që transmetohet në RTV Dukagjini. /Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *