Home / Kryesoret / Ahmeti do të mbajë konferencë shtypi lidhur me zbulimin e varrezës masive në Zajaz

Ahmeti do të mbajë konferencë shtypi lidhur me zbulimin e varrezës masive në Zajaz

Në Bashkësinë lokale Zajaz Xhuma, konkretisht tek vendbanimi i lagjes Xhaka, dje nga Bunari i Metë Xhakës, në prani të personave nga Këshilli për ngritjen e QP “Nëna Shqiptare” dhe banorëve lokalë si dhe familjarë të lagjes ku ndodhet kjo varrezë masive, ka filluar eksumimi i kësaj varreze dhe nxjerrja e eshtrave që ndodhen në këtë pus “bunar” (sipas banorëve lokalë), dhe këto eshtra t’i dërgojë për ekspertizë të mëtejshme, njofton “Zhurnal”.

Lidhur me këtë rast sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të mbajë konferencë për shtyp.

Sipas Musli Musliut, koordinator i Këshillit për ngritjen e QP “Nëna Shqiptare” dhe komisionit për gjetjen e të zhdukurve gjatë periudhës kur Kërçova gjatë vitesh po pushtohej nga hordhi të huaja, të cilat pas vetes lenin shkrumb e hi, në këtë varrezë ndodhen njerëz të cilët janë vrarë nga hordhitë çetnike të vitit 1913 në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, fill pas ikjes së perandorisë osmane nga këto troje dhe shpalljen e pavarësisë së një cope të shtetit shqiptar.

Mëtutje, Musli Musliu, thekson se “lidhur me këtë bunar, i cili është edhe varrezë masive njëkohësisht qarkullojnë shumë gojëdhëna, dhe sipas dëshmive të banorëve të këtushëm aty ndodhen përmbi 20 veta të vrarë e të masakruar.

Punimet rreth nxjerrjes së eshtrave tek “Bunari Metë Xhakës”, në Zajaz Xhuma, kanë filluar gjatë ditës së diel, ndërsa gërmimet rreth nxjerrjes së eshtrave nga kjo varrezë dhe në varreza të tjera masive, të cilat janë detektuar në rrethinën e Kërçovës, do të viijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *