Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, 4 viktima

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, 4 viktima

Një aksident tragjik me katër të vdekur, 3 vajza dhe një djalë, ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, kalimi përgjatë së cilës u bllokua për disa orë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 04:15, në afërsi të Sukthit, kur dy automjete të tipit “Mercedes Benz”, që lëviznin përballë njëri-tjetrit me shpejtësi të lartë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy drejtuesve të tyre, si dhe dy pasagjereve.

Automjeti me targa AA694IL i 23-vjeçares nga Saranda Greta Sherifi, po udhëtonte në drejtim të Durrësit, kur është përplasur me automjetin me targa AA 979GV që drejtohej nga 36- vjeçari Dashnor Deliallisi, baba i dy fëmijëve, që lëvizte përballë tyre në drejtim të Tiranës.

Përplasja e shkaktuar nga lëvizja në kah të kundërt e Deliallisit dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin mjetet ka qenë fatale për katër personat që ndodheshin në to.

Mjetet janë shkatërruar plotësisht dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat nga dy automjetet.

Policia e Durrësit ka identifikuar viktimat në automjetin e Sherifit, përveç saj dhe shtetaset Izabela Gega (Balla) dhe Elona Xhuti. Paraprakisht deklarohet se ato ishin nisur nga Tirana drejt Greqisë, ku jetonte njëra prej tyre, Izabela.

Nga hetimet e para rezulton se Deliallisi nga Durrësi, emigrant në Itali, ishte futur në kahun e kundërt të lëvizjes dhe po e drejtonte automjetin me mbi 160 km/h, ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *