Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksione policore në lokalet e natës në Tetovë – VIDEO

Aksione policore në lokalet e natës në Tetovë – VIDEO

Policia e Tetovës mbrëmë ka realizuar aksion në gjashtë lokale nate, gjegjëissht katër në rajonin e Gostivarit dhe dy në Tetovë, për zbulimin e shtetaseve të huaj të cilët ilegalisht qëndrojnë në vend dhe përfshirjen e tyre eventuale në tregëti me prostitucion, transmeton Televizioni Koha.

Me këtë rast, sipas Policisë, në Çegran, në Gostivarë dhe në Dobri Doll janë ndaluar katër shtetase të huaja tre nga Sërbia dhe një nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe 13 shtetase të Maqedonisë, të cilët ilegalisht kanë punuar dhe njëra nuk ka patur të paraqitur qëndrimin në vend, kryesisht vallltare dhe këngëtare. Të gjithë të arrestuarat pak kohë më pas shtetaset e Maqedonisë janë lëshuar, ndërsa të huajat janë mbajtur dhe dorëzuar në njësinë për kriminalitet ndërkufitarë, njofton Televizioni Koha.

Në dy objekte tjera, në afërsi të Saraqinës dhe Sedllarcës së Epërme janë ndaluar 10 shtetase të Maqedonisë, janë arrestuar për zbardhjen e të gjitha detajeve rreth angazhimit të tyre në këta lokale, ku me këngë dhe valle kanë argëuat të pranishmit.Gjatë nëntë muajve të kaluar, në rajonine Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, janë realizuar 19 aksione kontrolluese ku prej të cilëve 11 kanë qenë në Tetovë dhe 8 në Gostivarë. Në këto aksione janë ndaluar 62 shtetase të huaja, prej të cilëve 36 nga Shqipëria, katër nga Kosova, gjashtë nga Bullgaria, 13 nga Sërbia, dhe nga një prej Bosnje dhe Hercegovine, Malit të Zi dhe Sllovenisë, të cilët kanë qëndruar në kundërshtim me lejen e qëndrimit dhe kanë kepqërdorur qëndrimin turistik. Shumica e vajzave kanë qenë të angazhuara si këngëtare dhe valltare.

Sipas informatave të Televizioni Koha në ndërkohë në rajonin e Tetovës, edhe sot kanë vazhduar aksionet për zbulimine shtetasve të huaj që qëndrojnë ilegalisht në vend dhe punojnë.Në aksionin e mëngjesit së të enjtes në Poroj, Xhepçisht dhe reçicë të vogël, janë ndaluar 20 shtetas shqiptarë që nuk kanë patur të rregulluar qëndrimin. Pas mbajtjes së shkurtër në Stacionin Policorë ata janë dorëzuar në Njësinë për kriminalitet ndërkufitarë. Gjatë kontrolleve ndaj të ashtquajturëve emigrant ekonomik pjesëtarët e Policisë kanë arrestuar 68 shtetas të huaj, pjesa dërmuese nga Shqipëria, Kosova, Sërbia , Kroacia dhe Turqia. Pjesa dërmuese e tyre kanë qenë të angazhuar si puntorë në ndërtimtari dhe punë në bujqësi./Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *