Home / Showbiz / Al Capone, gangsteri që hipnotizoi Amerikën, ishte i sëmurë mendor

Al Capone, gangsteri që hipnotizoi Amerikën, ishte i sëmurë mendor

255013_m

Në vitet 1920 Al Capone ishte një nga burrat më të frikshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një kriminel i njohur për rrëmbime, grabitje, vjedhje dhe vrasje ku vetëm në moshën 26-vjeçare drejtonte krimin në Çikago.

Por pavarësisht mendjemprehtësisë Al Capone vuajti nga një infeksion që e la atë në gjendjen mendore të një 12-vjeçari, shkruan Daily Mail. Historia e tij tronditëse dhe fundi i tij tragjik janë vendosur në qendër të një libri të titulluar: “Al Capone: His life, Legacy and Legend” nga Dierdre Bair.

Capone njihej me nofkën “Scarface” pas një sulmi në adoleshencë që i la një shenjë në faqen e majtë.

Në libër shpjegohet aktiviteti i Capones dhe bisedat imagjinare që ai filloi të kishte me disa nga njerëzit që kishte vrarë duke shfaqur edhe më shumë gjendjen e rënduar psikologjike.

Al Capone, gjithashtu shëtiste me pizhame në kopsht , duke u përpjekur të zinte flutura së bashku me mbesën e rij.

Bashkëshortja e Scarface është munduar ta mbajë të sigurt jetën emocionale të tij deri sa ai vdiq në vitin 1947, në moshën 48-vjeçare pas një ataku kardiak dhe pneumonie.

Ky ishte një fund i heshtur për gangsterin italo-amerikan që hipnotizoi Amerikën dhe dha dëshminë se të gjithë bashkëpunëtorët e mundshëm nuk mundën ta shpëtonin nga vetvetja.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *