Home / Kryesoret / Ana tjetër e Menduh Thaçit

Ana tjetër e Menduh Thaçit

Shkruan: Urim SALIHU – Profesor

Po, ka bërë gabime!.Eshtë politikan-Vetëm Zoti nuk bën gabime.Po- ka larguar njerëz nga partia, por ka edhe të tillë që ikën në mënyrë ordinere vetëm për ti thënë opinionit se i ka larguar ai.Po – nuk fitoi në zgjedhje, por po aq nuk e lanë edhe të fitonte.Po-në disa deklarata është ngutur, ka gabuar, por disa njerëz nuk e lanë të kërkojë falje sepse në esencë ishin shumë më të rrezikshëm se ai.Nuk e lanë të fitonte ata që i ngriti nga hiçi.Me Thaçin kanë qenë dikush, kur ikën, u tretën, humbën përgjithmonë, vetëm belbëzuan me refrenet e tyre të pafundme- ai është i keq.Një njeri kurrë nuk mund të jetë gabimi i vetëm.
Shpesh e braktisën në momentet e fundit.Në ato arena zgjedhjesh ai kishte dy beteja, kundërshtarin e fortë që kishte dhe fraksionet që vetëm një zot e di se përse i dilnin, kush i bënte këto përcarje edhe atë në pikën e vlimit-në ditët e fundit të votimit.Cilin të fitonte më parë-kjo është cështja.Këto duhet ti thotë dikush.Dhe kam guximin ti shkruaj jo për të justifikuar figurën e tij politike, jo vetëm të trajtojmë dikë si “rrezikun ” e gjithckaje, por ti demaskojmë edhe disa njerëz që pasi morrën gjithcka nga ai, ikën.Ndryshe nuk do ishin as ministra, as drejtorë, as kryetarë komunash, do ishin një hic.Dhe në fund Menduh Thaçi i keq, e ata të mirë?!Nëse PDSH dhe lideri i saj ishin e keqja, harrojnë se ata u ngritën përmes kësaj embleme.Prandaj kjo është ajo ana tjetër e Menduh Thaçit që në politikë edhe ka gabuar, por edhe u ka besuar disa njerëzve që e prenë në besë.Më pas menduan se janë ” vlera ” e shoqërisë vetëm sepse duke folur keq për Thaçin e justifikonin marrëzinë e tyre.Pastaj gjithe mllefi u drejtua kunder nje njeriu.
Dhe pastaj ne njerëz jemi, kur ndjehemi të dëshpëruar , jemi të mllefosur, natyrisht se do kemi më pas një ” hakmarrje” ndaj atyre që u besuam dhe kur na ikin ne nervozohemi për të keq.Atëherë dalin deklarata të ashpra.Aty ndoshta Thaci do duhej përmbajtur.Por mllefi ndonjëherë …
Nëse Thaci ishte i keq, përse këta bredhës në secilin stacion partiak, institucional, universitet, etjetj ishin të ” mirë”.

Njerëzit nuk duhet ta trajtojnë figurën e tij sikur të jetë një sundues, por duhet ta thonë edhe anën tjetër të Menduh Thacit , aty ku ai nuk është më shumë fajtorë nga cfarë e bëjnë disa individë të cilët karierën politike e filluan pikërisht me aminin e tij.Në rregull, ja të themi është i keq Menduh Thaçi sepse është politikan dhe të tjerët nuk janë më të mirë se ai.Por përse heshtni përfitimet tuaja.Mos u shtirrni se me ju nuk ka ndodhur asgjë.
Në anën tjetër të Menduh Thaçit do u rrëfej një të vërtetë për mua.Isha në pikën e dëshpërimit.Kisha braktisur gazetarinë, kisha një fëmijë fare të vogël dhe një grua të papunë.Me një fjalë isha i falimentuar.Më thirri, dhe me atë anën tjetër të Menduh Thaçit, më bëri një favor.Nëse sot jam një profesor , kjo ishte për shkak të tij .Për herë të parë e shpërfaq unë këtë të vërtetë jo për ti bërë ndonjë fushatë, jo për dicka tjetër, por për hir të një të vërtete duhet ta themi.Për të treguar edhe anën tjetër.Unë përfitova vetëm një vend pune, por përse ata që përfituan mijëra herë më tepër, përse janë kaq djallëzorë sa duan ta tregojnë anën e tij si një përbindësh.Ta themi edhe anën tjetër të një njeriu dhe jo vetëm ti drejtojmë shigjetat.Edhe ata të BDI-së ta bëjnë të njëjtën gjë për liderin e tyre.Edhe ata të RDK-së, Besës, LR-PDSH-së.Tregoni edhe anën tjetër të një lideri.
Dhe do t’a përmbyll gjithë këtë vetëm me një frazë të tij që të kuptoni se nuk është thinjur kot në politikë.Ai tha : “ajri i pushtetit është i rëndë-ta zë frymën.

Gjithashtu lexo

LSDM: Së shpejti ligj për zgjidhjen e statusit të 3.000 të të falimentuarve

LSDM-ja sot njoftoi se janë hequr të gjitha pengesat dhe se së shpejt do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *