Home / Kryesoret / “Analistët” që kanë nevojë për vet analizë

“Analistët” që kanë nevojë për vet analizë

Autor: Jetmir Bajrami – Gazetar në Televizionin Koha

Me fjalën analist zakonisht nënkuptojmë një person i cili është në gjendje të japë një mendim (analizë) të thellë, të detajuar të një çështjeje specifike dhe të kufizuar në një fushë të caktuar. Analisti është një ekspert ose një njeri që ka studiuar në thellësi të plotë një çështje apo një fushë çfarëdoqoftë ajo, dhe zotëron njohuri të thella për atë çështje apo fushë të jetës dhe veprimtarisë njerëzore ( shoqërore) , këtu për shembull dallojmë analist ose ekspert ekonomik, analist politik , analist nga fusha e mjedisit jetësor, analist nga sfera e kulturës, artit,sportit.

 Por problemi tek disa analist shqiptar nga mbarë trevat shqiptare qëndron në atë se këto “Analist” (Pseudoanalist) hiqen si të gjithdijshëm,të gjithanshëm, hiqen si ekspertë të politikës, artit, kulturës, sportit, shkencës, mjedisit e shumë fushave tjera, flasin, shkruajnë bejnë analiza të shumta pothuajse në të gjitha fushat, ndërsa nuk janë ne gjendje të përballen në debat me një politikan demagog, nuk janë aspak kritik, në vend që ta vënë në siklet politikanin ata vet vihen në siklet, në një farë mënyre në disa raste demonstrojnë edhe arogancë, dhe në të shumtën e rasteve kanë qëndrime servile ndaj politikës dhe politikanëve. Për këtë soji analistësh nuk kemi nevojë e aq më pak për analizat e tyre, ky soji i analistëve ka nevojë për vet analizë ( autoanalizë).

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *