Home / Kryesoret / Andonov për vizitë në SPB Shkup

Andonov për vizitë në SPB Shkup

 Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Oliver Andonov sot ishte për vizitë në Sektorin për punë të brendshme-Shkup.

Andonov takimin e vlerësoi si jashtëzakonisht cilësor dhe shprehu bindje se SPB-Shkup do të vazhdojë me dinamikën e njejtë të punës, pastrimin e veprave penale dhe sigurimin e paqes dhe stabilitetit në qytetin e Shkupit në interes të qytetarëve të RM-së.

Në lidhje me, siç tha Andonov, dyshimet e shprehura dhe mosbesimin ndaj policisë, nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, nga ajo që e ka parë dhe dëgjuar nga njerëzit e parë të SPB-së Shkup, ai tha se ka besim të plotë në raport me punën në sektorin dhe në raport të kapacitetit profesional që e posedojnë këta njerëz.

“Jam i bindur se kanë kapacitet të mjaftueshëm ta garantojnë sigurinë e qytetarëve”, tha Andonov.

Ai theksoi se nuk pajtohet me numrat për mosbesim në policinë, që i ka parashtruar Spasovski paradokohe në fjalimin e tij.

“Unë nuk pajtohem me atë. Kam besim të plotë te njerëzit të cilët e kryejnë detyrën profesionale”, tha Andonov.

Sipas ministrit plotësues Andonov, në SPB Shkup mungojnë policë të uniformuar.

Në lidhje me pushimet mjekësore te të punësuarit në pozita të larta në MPB, ministri plotësues tha se as ai, as Spasovski nuk janë mjekë me profesion që të mund të gjykojnë nëse dikush mund të shkojë në pushim mjekësor ose jo.

Në SPB Shkup, Andonov ishte pritur nga kryeshefi Laze Velkovski për të cilin ministri plotësues tha se ka treguar profesionalizëm të madh.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *