Home / Kryesoret / AP e OSBE-së: Të shihet edhe në aspektin humanitar të krizës migruese

AP e OSBE-së: Të shihet edhe në aspektin humanitar të krizës migruese

Ballafaqimi efikas me problemin e migrimit është i mundur përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe qasjes së koordinuar të të gjitha vendeve. Megjtihatë, përveç aspektit të sigurisë, duhet të vihet theks edhe në aspektin humanitar të krizës, sepse, migrantët para se gjithash janë njerëz. Këto janë pjesë e qëndrimeve të pjesëmarrësve në sesionin e sotëm “Përmirësimi i menaxhimit me migrimin ndërkombëtar në bazë të të drejtave të njeriut”, me të cilën përfundon Sesioni vjeshtor i Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së që u mbajt në Shkup.

Nënkryetarja e AP-së së OSBE-së Izabel Santos theksoi se në migrimin duhet të shihet me fokus të të drejtave të njeriut, ndërsa jo, ashtu siç tha, vetëm si çështje e sigurisë.

Santos shtoi se nuk duhet të injorohen aspektet tjera, por ashtu siç tha, të drejtat e njeriut duhet të jenë prioriteti ynë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski konsideron se problemi me migrimin  nuk mund të shihet si i izoluar  dhe se muret e larta nuk e zgjidhin atë problem.

Ai theksoi se Maqedonia, si një nga vendet e rutës migruese, dhe Ministria me të cilën udhëheq japin përkrahje  në të gjitha iniciativat, propozimet dhe projektet të cilat janë në drejtim të përmirësimit të ballafaqimit me migrimin, por edhe në dinamizimin e bashkëpunimit multilateral.

Megjithatë potencoi se gjithë ajo që është bërë në shtet që të sigurohet ballafaqim më efikas me këtë problem, por edhe arritja e bashkëpunimit më të madh të vendeve, diçka që nevoja e së cilës, ashtu siç tha, ka dalur nga fluksi migrues i vitit të kaluar.

Xhanluka Roko, koordinuese subrajonale e Ballkanit Perëndimor në Organizatën ndërkombëtare për migrim (IOM) konsideron se përveç nevojës së dukshme  për bashkëpunimin e tërësishëm institucional, por edhe bashkëpunimin e të githa vendeve për ballafaqim më efikas me problemin, nevojitet t’i ofrohen zgjidhje afatgjate.

Me ç’rast tha nevojitet të sigurohet mbrojtje e të drejtave të njeriut të migrantëve gjatë udhëtimit të tyre dhe t’u jepet ndihmë e domosdoshme grupeve të rrezikuara.

Filipo Lombardi, kryesues i Komitetit për migrime të AP-së së OSBE-së konsideron se me këtë problem mund të ballafaqohemi vetëm me, ashtu siç potencon, koncept të obligimit të ndarë  të cilin mundohemi ta zbatojmë.

Sesioni vjeshtor i AP-së së OSBE-së filloi pardje me Forum Mesdhetar, ndërsa vazhdoi me konferencë parlamentare me temën “Përforcimi i masave për ndërtimin e besimit dhe qeverisjes së mirë  në rajonin e OSBE-së”. Në suaza të konferencës, përveç sesionit të fundit  në të cilën do të mbajnë fjalim Spasovski dhe Lombardi, u mbajtën edhe dy me temën “Qeverisja e mirë si bazë për nxitjen e zhvillimit ekonomik në rajonin e OSBE-së” dhe “Zhvillimi i institucioneve demokratike dhe të drejtave të njeriut në EJL: roli i OSBE-së”. Dje pasdite u mbajt edhe seancë  e Komitetit të përhershëm  pas së cilës pritje kishte organizuar presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *