Home / Kryesoret / Arrestohet një qytetar i Shkupit për shitjen e vajit të kanabisit

Arrestohet një qytetar i Shkupit për shitjen e vajit të kanabisit

Qytetari i Shkupit M.K. (38) në mënyrë të paautorizuar ka furnizuar marihuanë dhe ka prodhuar vaj kanabisi, të cilat ua ka shitur përdoruesve nga Shkupi dhe Struga.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se M.K. i është shtruar padi penale për “prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndërsa gjykatësi në një procedurë paraprake i ka përcaktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

M.K. gjatë këtij muaj nga persona të panjohur deri më tani, ka furnizuar sasi më të madhe të marihuanës prej së cilës një pjesë e ka ripaketuar në paketa më të vogla me qëllim që në rrugë t’ua shesë përdoruesve nga Shkupi, ndërsa një pjesë në shtëpinë e tij në lagjen Radishani, në një laborator të improvizuar e ka përpunuar në vaj. Pas njohurive të marra operative se M.K. drogën dhe vajin e ripaketuar ka filluar t’i shesë përdoruesve nga Shkupi, pjesëtarë të Njesitit për tregti të palejuar me drogë ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për konfirmimin e njohurive dhe sigurimin e dëshmive materiale.

Më datën 13 të këtij muaji nëpunësit policorë të Njesitit e kanë vërejtur se si lëviz me automjet në rajonin qendror të qytetit. Kur është parkuar është legjitimuar dhe kanë kryer kontroll personal dhe kontroll të automjetit të cilin e ka drejtuar, ndërsa në të cilin kanë qenë bashkëshortja dhe motra e tij. Nga kontrolli i kryer personal, te i denoncuari janë gjetur një xhoint, të cilin e ka përdorur për momentin, ndërsa në sirtarin e sediljes së bashkëdrejtuesit të automjetit shtatë paketime polietileni marihuanë me neto masë të përgjithshme prej 16,39 gramë, një shiringë me vaj hashashi.

I denoncuari dhe bashkëudhëtarët e tij janë arrestuar në hapësirat afariste të Njesitit për tregti të palejuar me drogë, ndërsa me urdhrin e gjykatësit me procedurë paraprake në të njëjtën ditën është kryer bastisje në shtëpi dhe në hapësirat e tjera ku ka qëndruar në lagjen Radishan. Janë gjetur dhe janë marrë 3,5 kilogramë marihuanë të paketuar në gjashtë qese plastike, 28,30 gramë përzierje të marihuanë dhe duhanit, 9,8 mililitra vaj hashashi, 170,66 gramë fara të marihuanës, si dhe mbetje të vajit të hashashit në gjësendet të cilat i ka shfrytëzuar për prodhimin e vajit në laboratorin e improvizuar.

Ditën tjetër, më datën 14 të këtij muaji, me urdhër gojor të gjykatësit nga Gjykata Themelore Strugë, është kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat e tjera në Strugë, ku jeton familja e të denoncuarit, me ç’rast i janë gjetur një sasi e madhe e marihuanës së thatë dhe fara të marihuanës, të paketuara në kavanoza, kuti plastike dhe qese plastike, si dhe 47.000 denarë në banknota prej 500 dhe 1.000 denarë, 580 euro, 150 dollarë amerikanë dhe 70 funta britanike, kumtoi MPB.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *