Home / Showbiz / Artan Lame rrëfehet për sëmundjen: 2-3 gazeta kishin përgatit lajmin e vdekjes

Artan Lame rrëfehet për sëmundjen: 2-3 gazeta kishin përgatit lajmin e vdekjes

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, ka rrëfyer momentet delikate të jetës ku për pak i dha lamtumirën kësaj bote.

Lame në një interviste për “Top Channel”, me shaka u shpreh se aq serioze ishte gjendja sa që disa media kishin përgatitur dhe shkrimin për vdekjen e tij. Nga ana tjetër, ai tregoi se operacioni i tij në zemër i ka larguar atij frikën nga vdekja.

Pjesë nga intervista

Kam kaluar disa prova dhe i mbijetova, e ke fjalën për prova që tregojnë se je njeri që punon në ngarkesë, në presion të lartë… për çfarë e ke fjalën?

Lame: Jo, edhe prova të kësaj ngjarjes… unë në shtet kam punuar gjithmonë në ngarkesa të lartë. Por edhe prova shëndetësore që kalova…

Të gjithë menduan se nuk do të riktheheshe më në detyrë duke marrë parasysh çfarë presioni të madh psikologjik ka kjo detyrë, u riktheve pas gjithë çfarë kalove…

Lame: Pak a shumë të gjithë menduan se nuk do të rikthehesha më fare, por u riktheva. Një nga pasojat që më la sëmundja ishte të humbas frikën nga vdekja. Realisht totalisht e kam humbur. Megjithëse mund të ndodhi çdo gjë, mund të na bjeri një panel mbi kokë. Mendoja se do të bëhesha më i qetë, por jam bërë më përshpejtuese.

Njerëzit e tu të afërt janë të shqetësuar që ti nuk u kujdese dot për veten pas asaj që kalove por u riktheve edhe më energjik seç duhet

Lame: Le t’ia lëmë groteskut këtë gjë sepse e bën dhe vdekjen të duket groteske. Mos harro se pati 203 nga mediat që përgatitën shkrimin për të nesërmen.

Nuk mendon se je me fat pas gjithçka kaloi?

Lame: Është pjesë e fatit, por këtu hyjmë në një filozofi të madhe. Nuk di të them realisht a është çështje fati apo çështje mjekësh. Besoj se është çështje e kombinimit të disa rrethanave ku ndonjëherë mjafton që diçka të shkojë keq dhe gjithçka mbaron me aq. Rasti e deshi që atë ditë të mos shkonte asgjë keq në një zinxhirë gjërash që duhet të lidheshin. Që nga momenti që më ndodhi, që nga mjeku, që nga telefoni, që nga celulari, që nga shoferi, që nga makina, që nga mos bllokimi i trafikut, që nga ekzistenca e mjekut që duhej për të kapur në moment atë që duhej. Do të kishte mjaftuar që një nga këto elementë të çalonte do të ishte duke folur me drejtorin e ri të Aluzinit./Albeu.com/

blob:http://www.dailymotion.com/545f8d26-dd5e-415e-8685-5875fac0e3c7

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *