Home / Kryesoret / Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do t’i ndjekë zgjedhjet në Maqedoni

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do t’i ndjekë zgjedhjet në Maqedoni

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) do t’i ndjekë zgjedhjet në Maqedoni të caktuara për 11 dhjetor të këtij viti, për çka Byroja e APKE-së ka zgjedhur komisionin ad-hok në të cilin janë paraqitur grupet politike në asamblenë panevropiane, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Në delegacion gjenden gjithsej 20 deputetë dhe edhe 12 zëvendës të tyre, si dhe përfaqësues të sekretariatit të APKE-së.

Delegacionin, me siguri do ta kryesojë Stefan Shenah (socialist nga Austria), i cili veç më ka qëndruar në Maqedoni më 26 dhe 27 prill në misionin parazgjedhor, kur u bë vlerësimi i klimës politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor, e cila datë pastaj u zhvendos për në dhjetor.

Në delegacionin e APKE-së, e cila do t’i ndjekë zgjedhjet gjenden edhe dy raportues për Maqedoninë në komisionin për ndjekje të obligimeve të vendit tonë të ndërmarra me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Lis Kristofersen (Norvegji, grupi socialist) dhe Valeriu Giletçi (Moldavi, partitë popullore). Këto zgjedhje me siguri do të gjejnë vend të rëndësishëm në raportin të cilin ata e bëjnë në kuadër të dialogut post-monitorues të cilin e zhvillon APKE-ja me Maqedoninë.

APKE-ja e dërgon delegacionin e saj me ftesë të kryetrarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski.

Shefi i delegacionit parlamentare të Maqedonisë pranë APKE-së, Aleksandar Nikolloski e përshëndeti vendimin e APKE-së që të dërgojë delegacion i cili do t’i ndjekë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Me këtë APKE-ja tregon si shumë herë deri më tani se zgjedhjet në Maqedoni janë zgjidhje për krizën politike dhe mënyrë që qytetarët ta thonë mendimin e tyre dhe ta bëjnë zgjedhjen e tyre”, deklaroi Nikolloski.

Delegacioni i APKE-së i cili pranverën e kaluar ka qëndruar në Maqedoni dhe u takua me përfaqësuesit e partive politike, organizatat joqeveritare, mediat dhe diplomatët, pas kthimit në Strasburg përkujtoi se “zgjedhjet e parakohshme parlamentare u konvokuan në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së Përzhinës për të cilën ndërmjetësoi BE-ja me qëllim që t’i jepet fund krizës politike që vijoi pas zgjedhjeve presidenciale dhe në fillim të zgjedhjeve parlamentare në prill të viti 2014. Partia kryesore opozitare i kontestoi rezultatet nga zgjedhjet dhe e bojkotoi parlamentin deri në shtator të vitit 2015”.

Delegacioni atëherë u bëri thirrje palëve që tërësisht ta zbatojnë marrëveshjen e Përzhinës, e cila ofron rrugë që të nxirret vendi nga kriza dhe e cila në plan afatgjatë ofron zgjidhej sistematike. Ajo gjithashtu bëri thirrje që të arrihet marrëveshje politike që të sigurohet fushatë e papenguar zgjedhore për të treguar përgjegjësi dhe llogari në uljen e tensioneve në shoqëri në interes të qytetarëve dhe për të mirën dhe stabilitetin e vendit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *