Home / Kryesoret / ASHAM shënon 49-vjetorin e themelimit

ASHAM shënon 49-vjetorin e themelimit

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë sot e shënoi 49-vjetorin e themelimit.

Me këtë rast fjalim do të mbajë kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti, ndërsa do të shpallen edhe fituesit e mirënjohjes ndërkombëtare “Bllazhe Koneski”.

Fituesit janë Suad Engjul nga Republika e Turqisë për kontributin e veçantë në hulumtimin dhe afirmimin e letërsisë bashkëkohore të Maqedonisë dhe kulturës në Ballkan dhe në Republikën e Turqisë dhe Dushko Novakoviq nga Republika e Serbisë për kontributin e veçantë në afirmimin e letërsisë së Maqedonisë.

Në kuadër të shënimit të 49 vjetorit nga themeli i ASHAM-it do të mbahet edhe konferencë shkencore me temën “Arsimi i lartë dhe shkenca – gjendja dhe perspektivat”.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *