Home / AutoTech / Audi zbulon modelin dhe emrin e veturës së saj të parë EV

Audi zbulon modelin dhe emrin e veturës së saj të parë EV

Audi ka konfirmuar se vetura e saj e parë elektrike do të mbajë emrin e-tron.

Kreu i kompanisë Audi, Rupert Stadler, ka konfirmuar për revistën e njohur “Autocar” se së shpejti do të vijë një SUV elektrik i cili do të sjellë nomenklaturën e re dhe të thjeshtë, transmeton Koha.net.

“Këtë SUV lirisht mund ta krahasojmë me Audinë e parë Quattro, i cili ishte i njohur

thjeshtë si Quattro. Në një afat të gjatë emri e-tron do të qëndrojë për strukturën e pastër të veturave elektrike”, ka thënë Stadler.

Sikur me emrin Quattro, megjithatë, Stadler konfirmoi se emri e-tron më pas do të paraqitet në kombinim me shumë nomenklatura të modeleve të Audisë. “Do të kemi modele me emra të zakonshëm, për shembull A6 e-tron, A7 e-tron, A8 e-tron dhe kështu me rrallë”, shtoi ai.

e-tron i ri pritet që të shfaqet në rrugë në fillim të vitit 2018, ndërsa për nga estetika do të bazohet në konceptin e vitit të kaluar po me të njëjtin emër. Po ashtu, thuhet se ky SUV EV do të vijë me dy motorë elektrikë dhe do të ketë autonominë deri në 500 kilometra.

Gjithashtu lexo

Prezantohet vetura e re më e shtrenjtë në botë [FOTO / VIDEO]

Rolls-Royce Sweptail ka debutuar në Villa d’Este dhe konsiderohet si vetura e re më e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *