Home / Lajme / Botë / Avancon Kina, misioni më i gjatë në hapësirë, nisen astronautët

Avancon Kina, misioni më i gjatë në hapësirë, nisen astronautët

Kina nis misionin më të gjatë në hapësirë. Ajo ka dërguar në orbitë anijen kozmike Shenzhou-11, e cila do të bashkohet me laboratorin Tiangong 2 me dy astronautë në bord.

Misioni do të zgjasë 30 ditë  dhe do të kryhen eksperimente të ndryshme të cilat do të vlejnë për studimet e mëtejshme në mjekësi,biologji, fizikë.

Presidenti Xi Jinping ka përshëndetur fillimin e aksionit hapsinor. Pushtimi i hapsirës i drejtuar nga ushtria është konsideruar nga Kina një simbol i fuqisë së partisë komuniste.

Pekini ka investuar miliarda dollarë në programet hapsinore për të rimmarë nën kontroll vonesën e Europës dhe SHBA. Para një muaj u dha lajmi se moduli Tiangong do të hidhet për të zbuluar sa më shumë të reja rreth planetit.

Kinezët ëndërrojnë të dërgojnë njeriun e tyre në Hënë  dhe të lëshojnë një sondë hapsinore në Mars rreth vitit 2020.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *