Home / Kryesoret / Avokati i popullit edhe më andej është kundër punësimeve të atyre që marrin paga duke qëndruar në shtëpi

Avokati i popullit edhe më andej është kundër punësimeve të atyre që marrin paga duke qëndruar në shtëpi

Marrja e pagave e të punësuarve në administratë që rrinë në shtëpi, sipas Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, është krimi më i madh që i ka ndodhur të rinjve.

Sipas Memeti me përfaqësimin e drejtë , këto të rinj nuk kanë perspektivë, nuk kanë shpresa për progres në punë dhe nuk kanë mundësi që t`i tregojnë aftësitë e tyre. Pa pasur zgjidhje tjetër ata pajtohen që të marrin paga dhe të qëndrojnë në shtëpi pa punë.

“ Është tepër shqetësuese ajo që po e bëjmë me rininë. Krijuam fatkeqësisht një nyje të paligjshme sociale. Nyje sociale jashtë rregullave ligjore, të ashtuquajtur të punësuar të cilët nuk marrin tërë pagën dhe nuk kanë obligime në punë. Kjo është gjëja më e keqe që i ka ndodhur rinisë në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Memeti.

Avokati i popullit kërkoi që të mos ketë punësime të këtilla grupore të cilat e dëmtojnë shoqërinë, pasi që ideja e punësimit të tyre është e pasuksesshme.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *