Home / Kryesoret / Banka popullore shënon 70 vite ekzistencë

Banka popullore shënon 70 vite ekzistencë

Banka popullore sot shënon 70 vite nga aktivitetet qendrore-bankare në Republikën e Maqedonisë.

Me atë rast, sonte BPRM organizon solemnitet, në të cilin guvernatori Dimitar Bogov në emër të bankës do të pranojë dekoratë për merita për Maqedoninë nga presidenti Gjorge Ivanov, kumtoi BPRM.

BPRM është bartëse themelore dhe zbatuese e punës bankaroqendrore të Republikës së Maqedonisë, duke filluar nga miratimi i Dispozitës për bashkim të ndërmarrjeve kreditore nga sektori shtetëror, miratuar më 25 shtator të vitit 1946, me të cilën Banka ekonomike e Maqedonisë u bë Centrali i Bankës popullore të RFPJ-së për Republikën Popullore të Maqedonisë dhe nga bashkimi i saj faktik me Bankën popullore të RFPJ-së më 19 tetor 1946.

Me shpalljen e pavarësisë së RM-së, më 26 prill 1992 është sjellur Vendimi për pavarësimin monetar të Republikës së Maqedonisë, pjesë përbërëse të së cilës ishin edhe Ligji për Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë, Ligji për njësinë monetare dhe Ligji për prëdorimin e njësisë monetare, të cilët e vendosën kornizën për funksionim të papengueshëm të bankës qendrore si bankë të pavarur, emetuese të Maqedonisë sovrane dhe të pavarur.

Sot Banka popullore e Republikës së Maqedonisë është në përpjekje të vazhdueshme profesionale për shërbim të drejtë. të amtur dhe jodiskriminues të nevojave të shoqërisë së maqedonisë, duke udhëhequr politikë prudente monetare e cila siguron stabilitet të çmimeve përmes kursit stabil të valutës nacionale të Maqedonisë dhe sektor bankar stabil.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *