Home / Kryesoret / BDI-ja rikthen figurat e vjetra në skenë, Buxhaku emërohet drejtor i QMK-së

BDI-ja rikthen figurat e vjetra në skenë, Buxhaku emërohet drejtor i QMK-së

DI po kthen në funksione ish funksionarët. Pas largimit të drejtoreshës së Qendrës për menaxhim me kriza, Suzana Sali e cila do të jetë ndihmëse e Avokatit të Popullit, Alsat-M mëson se Qeveria në postin e saj të vjetër ka emëruar ish ambasadorin Agron Buxhaku. Buxhaku edhe më herët ka drejtuar Qendrën e Krizave edhe atë për 9 muaj, pasi më vonë u emërua ambasador në Paris. Që nga janari i këtij viti kur dhe i skadoi mandati i ambasadorit, ish zëdhënësi i parë i BDI-së Agron Buxhaku nuk është parë të jetë aktiv në politikë.
Bashkimi Demokratik për Integrim rikthimin e ish funksionarëve e quan strategji të përfaqësimit të shqiptarëve.

“Secili veprim i BDI-së pavarësisht se cilës gjenerate të veprimit politik i takon, është pjesë e pandashme e kësaj makinerie politike që ka ndryshuar mënyrën e përfaqësimit qytetarë ndër shqiptarë”, thanë nga BDI.

Fakti që BDI po kthen ish funksionarët në poste udhëheqëse, u dëshmua edhe me emërimin e Aziz Pollozhanit ushtrues detyre rektor në universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup. Pollozhani si kuadër i BDI, ka qenë ministër i Arsimit dhe Shkencës, ish deputet dhe ish ambasador në Gjenevë.Alsat

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *