Home / Sport / Besiktasi theu tabunë shtatëvjeçare!

Besiktasi theu tabunë shtatëvjeçare!

Njëra nga sfidat më interesante të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve u zhvillua mbrëmëe në ‘San Paolo’.

Skuadra turke e Besiktasit arriti ta mposht Napolin favorit, në një takim tejet interesant, ku 5 gola u shënuan dhe 1 penallti u shpërdorua nga vendasit.

Hero i takimit për mysafirët nga Stambolli ishte i huazuari nga Porto, Vincent Aboubakar, i cili shënoi 2 herë, ndërsa goli tjetër u shënua nga Adriano Correia, ish-lojtari i Barcelonës.

Kjo fitore, përveç që e ngjit Besiktasin në vendin e dytë të Grupit B me 5 pikë, është edhe e para për skuadrën turke në 7 vitet e fundit në ligën elitare për klube, transmeton boorozani.

Herën e fundit që Besiktasi fitonte në këtë garë ishte në vitin 2009 ndaj Manchester Unitedit në ‘Old Trafford’.

Në anën tjetër, përkundër humbjes, Napoli mbetet lider i Grupit B.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *