Home / Moda / Bisht i sofistikuar të cilin do ta mbajmë në pranverë dhe verë 2017

Bisht i sofistikuar të cilin do ta mbajmë në pranverë dhe verë 2017

Trend i ri për pranverë dhe verë të vitit 2017, po na vjen direkt nga java e modës njujorkeze ….

Përderisa disa brende kanë vendosur të na tregojnë koleksionet e tyre të vjeshtës, gjegjësisht ‘see it now, buy it now’, shumica megjithatë i përmbahen konceptit të vjetër dhe na tregon koleksionet që do të janë në treg në sezonin e ardhshëm, në pranverë. Kjo na jep një mundësi për të fituar njohuri për modelet dhe trendet e bukurisë që do të shënojnë pranverën dhe verën.

Trendi i fundit po na vjen përmes revistës Tibi, ku na ka përvetësuar stili shumë i bukur i flokëve me ‘bisht-kali’ që është shumë i thjeshtë, por efektiv edhe atë kryesisht për shkak të detajit të papritur – rripit me të cilin lidhet bishti elegant, i mëndafshtë.

Brendi amerikan Tibi në revistën e saj të modës vjeshtë/dimër 2016 kishte ‘bisht-kali’ mrekullisht të lëmuar, të cilët vetëvetiu dukeshin bukur, kurse befasia ndodhi kur u kthyen modelet. Bishti nuk ishte i lidhur me llastëk apo tokëz, por me rrip i cili pas lidhjes është lëshuar të bie lirshëm.

Parukieri Frank Rizzieri para ekipit të stilistëve të flokëve Aveda, ka meritën për këto stile flokësh të thjeshtë, por efektive.

Ka shpikur bishtaleca të ulët, të lëmuar për të cilat thotë se janë të ‘old school’ moderne. Shpjegoi se si flokët më parë i ka përgatitur me tonik të veçantë dhe i ka shtuar vëllimin dhe të gjitha i ka lëmuar dhe lidhur me llastëk, dhe pastaj me rrip i cili është dashur të shërbejë më shumë si një detaj dekorativ.

floke-trend-vere-pranvere-2017

Në këtë stil flokësh është e domosdoshme që njëri skaj të varet në mënyrë që të arrihet pamje anësore. Rripi mund të jetë i fortë, por sigurohuni që të jetë aq i butë sa të mund të mbështillet rreth bishtit rreth bishtalecit. Ne ky stil i flokëve na ka befasuar, sepse gjithkush mund ta bëjë vet në shtëpi, kurse me të do të arrijë efekt çudibërës./femra.net/

Femra.net ju propozon shampon organike BioKap, ku përbërësit e veçantë të kësaj shampoje kujdesen për shëndetin e flokëve tuja, duke shtuar bukurinë dhe forcuar rrënjën. 

Gjithashtu lexo

Buzë të kuqe, aksesorë dhe punxhe mëndafshi të ri: “Top street style” në rrugët e Milanos

Nëse duhet besuar Italianeve – këtë pranverë ngjyrën e kuqe do ta veshim më shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *