Home / Showbiz / Bukuroshet që fitojnë milionat shumë lehtë

Bukuroshet që fitojnë milionat shumë lehtë

Të jesh e përfshirë në botën e shoubiznesit, kjo do të thotë se ke të garantuar një pasuri dhe një famë të madhe. Por shumica për ta arritur këtë, duhet shumë angazhim dhe mund.

Mirëpo, ka edhe të atilla të cilat shumë lehtë arrijnë deri te milionat. Në këtë mes më të dalluarat janë Paris Hilton Kim Kardashian, Coco, Kendra Wilkinson dhe Katie Price, të cilat tashmë kanë krijuar perandoritë e tyre.

“Plotësisht jam e përfshirë në zhvillimin e produkteve të mia. Parfumet e mi shkojnë shkëlqyeshëm. Kam fituar më shumë se 1 miliardë dollarë nga viti 2005. Kam 35 dyqane dhe 17 vija mode”, ka thënë Paris Hilton, e cila ka dyqane në mbarë botën. Ajo vetëm nga paraqitjet publike, në vit fiton rreth 10 milion dollarë. Për pasurinë e saj, Kim Kardashian duhet falënderuar format e jashtëzakonshme trupore të saj. Ajo e ka nuhatur mirë se është koha e emisioneve ‘riality’ dhe se aty gjenden paratë.

Pasi shou i saj “Keep up with Kardashians” ka arritur kulmin e shikueshmërisë, ajo në vit inkason 6 milionë dollarë. Paratë e fituara në televizion, i shumëfishon me fushata reklamuese, paraqitje publike. Edhe pornofilmi privat i ka sjellë miliona dollarë. Coco është modele e kostumeve të larjes, ndërsa trupin e saj të jashtëzakonshëm, e ka treguar edhe në Playboy. Po të mos ishte në martesë me reperin Ice T, me siguri se nuk do të ishte në mesin e më të pasurave, por duke marrë parasysh se ata tashmë 10 vite janë të pandarë, në grup fitojnë miliona. Tashmë disa vite kanë shoun ‘riality’, “Ice Loves Coco”, ndërsa ka lansuar edhe vijë të modës.

Udhëheqësja e kanalit televiziv të thashethemeve ‘E!’, Kendra Wilkinson, e ka fituar shoun e saj ‘riality’, nga i cili fiton 2 milionë dollarë në vit, ndërsa në këtë ka kontribuuar edhe videoja private seksuale që ka dalë në publik. Ajo vet e ka lejuar shfaqjen e kësaj videoje, nga e cila ka fituar 2.5 milionë dollarë. /ZERI/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *