Home / Kryesoret / Buxheti 2017, ekspertët: Opozita ra në kurthin e pushtetit

Buxheti 2017, ekspertët: Opozita ra në kurthin e pushtetit

Kushti i VMRO-DPMNE-së që Kuvendi të shpërndahet por vetëm pasi të votohet buxheti për vitin e ardhshëm tregon se pushteti me çdo çmim dëshiron ta realizon atë që për të është më e rëndësishme, konsideron një pjesë e ekspertëve. Përballë kushtit të këtillë për buxhetin, kërkesat e Prokurorisë Speciale për miratimin e ligjeve për mbrojtje të dëshmitarëve, nuk gjenden në rend dite para deputetëve.

“Pushteti në një farë mënyre është një hap para opozitës, meqë sërish do t’ia dalë ta miratojë atë që për të është më e rëndësishme. Do t’ia dal që ta kalojë buxhetin, ndërsa nuk do të miratohen ligjet për Prokurorinë Speciale. Më duket se opozita ra në grackën e pushtetit me thirrjen për shpërndarjen e Kuvendit”, deklaroi Branimir Jovanoviq, Instituti për shkenca shoqërore dhe humane.

Një pjesë e analistëve politik konsiderojnë se në opinion u krijua përshtypje se dikush dëshiron t’i anulojë zgjedhjet, ndaj për këtë arsye edhe VMRO-DPMNE-ja edhe LSDM-ja tentuan të tregojnë se asnjëra prej tyre nuk dëshiron anulimin e tyre. Tema për buxhetin shfrytëzohet vetëm si argument i njërës ose palës tjetër.

“Ajo që e kërkoi Prokuroria Speciale është jashtë marrëveshjes së Përzhinës. Për këtë duhet sërish të merren vesh partitë, duhet sërish të bëhet një marrëveshje e caktuar. Nuk them se ato ligje janë të mira ose të këqija, por thjesht pas përfundimit të zgjedhjeve ka kohë të mjaftueshme që të gjithë aktorët politik sërish të diskutojnë për nevojën e përmbushjes së kërkesave që ishin parashtruar nga Katica Janeva”, theksoi Vladimir Bozhinovski, politikolog.

Seanca plenare për buxhetin 2017 është caktuar për të hënën. Për dallim nga viti 2012, kur deputetët e opozitës tentuan të bllokojnë miratimin e buxhetit dhe u dëbuan nga kuvendi, tani nuk kanë mundësi të tilla për bllokim, meqë rregullorja e para tre viteve është ndryshuar menjëherë nga koalicioni në pushtet duke vendosur kufizime për debat.

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *