Home / Showbiz / Çifti më i bukur i Hollivudit, i jep fund martesës

Çifti më i bukur i Hollivudit, i jep fund martesës

Aktorja e famshme e Hollivudit Kate Backinsale dhe bashkëshorti i saj, po ashtu aktor, Len Wiseman, vitin e kaluar kanë pasur disa probleme në martesën e tyre, por dukej se i kishin tejkaluar.

Mirëpo, tani vjen lajmi se ata kanë vendosur përfundimisht të shkurorëzohen.

Pikërisht Len 43-vjeç pas 12 vitesh martese ka vendosur që përfundimisht ka ardhur koha që të shkurorëzohet nga aktorja e popullarizuar, ndërsa si arsye për ndarje, ai i ka potencuar dallimet e pariparueshme.

Kate dhe Len ishin njoftuar gjatë xhirimit të filmit horror “Underworld”, film ky që e kishte bërë të popullarizuar aktoren, transmeton “Zeri.info”.

Pastaj në vitin 2004 kishte pasuar martesa. Kate dhe Len nuk kanë fëmijë së bashku, por Kate ka një vajzë nga lidhja e mëparshme me aktorin Michael Sheen.

Thashethemet për divorcin e çiftit të famshëm kishin filluar vitin e kaluar kur Kate ishte vërejtur pa unazë të martesës në gisht, ndërsa flitej se len kishte filluar lidhjen intime me aktoren 25-vjeçare CJ Franko.

Nga ana tjetër, Kate ishte parë në darka romantike me David Williams.

Pritet që çifti të dalë me një komunikatë të përbashkët kur edhe zyrtarisht do ta bëjnë të ditur se do të shkurorëzohen. /ZËRI/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *