Home / Kryesoret / Debat për sistemin e sigurimit dhe ballafaqim me kriza

Debat për sistemin e sigurimit dhe ballafaqim me kriza

Debat në temën “Funksionimi i sistemit të sigurimit i Republikës së Maqedonisë në krizë dhe gjendje të ndërlikuar të sigurisë – Menaxhimi dhe ballafaqimi me kriza” do të mbahet sot në organizim të Fakultetit për Siguri – Shkup.

Qëllimi është që të konfirmohen fushat eventuale kritike në sistemin e sigurisë e Republikës së Maqedonisë ku janë të nevojshme elementet për ndryshim pozitiv, mes tjerash edhe në pjesën e menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes dhe shpëtimit.

Në tubimin shkencor, sipas paralajmërimeve nga fakulteti, pritet të aktualizohet debati rreth funksionimit të përgjtihshëm të sistemit për paralajmërim të hershëm dhe menaxhim me rreziqet nga krizat dhe katastrofat si pjesë përbërëse e sistemit të sigurimit e Republikës së Maqedonisë.

Në hapjen e debatit është paralajmëruar që ministri i Punëve të Brendshme Olicer Spaqsovski do të mbajë fjalim. Do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga bashkësia akademike dhe nga institucionet e sigurisë në vend.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *