Home / Kryesoret / Deputetët e Ahmetit dhe Gruevskit refuzojnë ligjet që i kërkon Prokuroria Speciale

Deputetët e Ahmetit dhe Gruevskit refuzojnë ligjet që i kërkon Prokuroria Speciale

Shumica parlamentare në Maqedoni nuk ka pranuar që propozimi i deputetit Pavle Trajanov për propozim ligjet që i kërkon Prokuroria Speciale Publike të vihet në rend dite. VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit votuan kundër propozimit të Trajanovit.

Siç raporton Portalb, deputeti i LSDM-së Goran Sugareski kërkoi që nga rendi i ditës të hiqen tetë pikë, por edhe ky propozim nuk kaloi. Sugareski kërkoi që nga rendi i ditës të largohen vendimet e Komisionit për zgjedhje dhe emërim dhe për zgjedhje të zëvendësve të Avokatit të Popullit, si dhe për ratifikimin e Marrëveshjeve për Fond për Ballkanin Perëndimor dhe Zyres rajonale për bashkëpunim rajonal.

Sugareski ka akuzuar partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI se po ikin nga zgjedhjet.

“Në vend se të shpërbëhet Kuvendi propozohen pika në rend ditë për të “rahatuar” ushtarë partiak nëpër institucione. Po gënjeni popullin. VMRO-DPMNE dhe BDI po ikin nga zgjedhjet”, tha Sugareski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dikomvski në replikën e tij drejtuar Sugareskit tha:

“As Sugareski nuk beson në përrallën se ‘VMRO po ik nga zgjedhjet’. Ka dy vite që po ju lusim të shkojmë në zgjedhje. Pas votimit të buxhetit shkojmë në zgjedhje dhe ju do të merrni leksionin”.

Talat Xhafer i BDI-së i mbajti krahun partnerit të koalicionit, VMRO-së së Gruevskit.

“Çështja e zgjedhjeve doli nga Marrëveshja e Përzhinos. Ju vazhdoni me manovrimet e juaja. Dy raste më parë ju keni qarë për t’u shtyrë zgjedhjet”, i replikoi Xhaferi deputetit të LSDM-së Sugareski.

LSDM sot lëshoi seancën parlamentare pasi u refuzua kërkesa e tyre për ndryshim të rendit të ditës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *