Home / Kryesoret / “Diaspora INVEST” në Tetovë

“Diaspora INVEST” në Tetovë

Nën patronatin e Ministrit për Investime të huaja z.Arlind Zeqiri në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Qendrën për zhvillim të rajonit të Pollogut, GIZ’it dhe UNDP, me datë 14.10.2016 e Premte në hapësirat e Restaurantit “Arra” në ora 14:00  për së pari herë do të organizohet biznes forumi “Diaspora INVEST.

Qëllimi i këtij eventi është prezentimi i start-up fondeve të cilat jepen nga shteti Zviceran për të lehtësuar investimet nga mërgata jonë, të cilet kanë interesim për të investuar në vendin tonë si dhe prezentimi i ofertës nacionale për investime të huaja.

Iniciatori i këtij eventi, Ministri për Investime të huaja z. Arlind Zeqiri së bashku me institucionet e lartë përmëndura, do ti mbështesë në kontinuitet të gjitha negociatat që po zhvillohen me institucionet dhe kompanitë për t‘i mbushur kërkesat e tyre, deri  në aktin përfundimtar të zyrtarizimit të investimeve të tyre në vendin tonë.

Synimi i  biznes-forumit “DiasporaINVEST” – është inkurajimi i mërgatës me qëllim informimi i tyre në sferën e zhvillimit ekonomik të rajonit të Pollogut, që është një potencial ekonomik i Republikës së Maqedonisë.

Vlen të theksohet që pjesë e forumit do të jenë edhe disa kompani të rëndësishme të cilat kanë fituar këtë start up fonde dhe operojnë tani me suksess në Maqedoni, ndërkaq pjesë e panelit do të jenë  përfaqësuesja e UNDP-së znj.Louisa Vinton , Kryetarja e Komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi dhe ambasadorja Zviceriane në Shkup znj.Sybille Suter.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *