Home / Kryesoret / Ditë të hapura të FSSHM

Ditë të hapura të FSSHM

Në të gjitha 30 shërbimet rajonale të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë prej sot fillojnë ditët e hapura për të siguruarit.

Të siguruarit, siç njofton FSSHM, drejtpërdrejt prej personave përgjegjës të Fondit do të informohen për të drejtat e tyre, do të prezentojnë ndonjë problem me fitimin e së drejtës nga sigurimi shëndetësor, ndërsa njëherësh do të kenë mundësi t’i japin idetë e tyre, propozimet, të cilat kanë të bëjnë për zhvillimin e punës së Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë.

Ditët e hapura janë pjesë e angazhimeve të Fondit për të siguruar të informuar, të cilët paraqesin resurs të vlefshëm të informacioneve të kthyeshme për aktivitetet dhe risitë të cilat Fondi i vendos. Të siguruarit, njëherësh, janë edhe pjesëmarrës aktiv në procesin e krijimit të politikave për funksionim më të mirë të Fondit për sigurim shëndetësor.

Fondi i fton të gjithë të siguruarit, çdo të enjte prej orës 10:00 deri në orën 13:00, t’i vizitojnë shërbimet rajonale dhe të drejtohen për çfarëdo pyetje në lidhje me sigurimin shëndetëso

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *