Home / Lajme / Maqedoni / Dy shqiptarët e LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Edmond Ademi, për LSDM-në, gjunjë më gjunjë me popullin

Dy shqiptarët e LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Edmond Ademi, për LSDM-në, gjunjë më gjunjë me popullin

Dy shqiptarët e LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Edmond Ademi kanë nisur fushatën parazgjedhore për vjeljen e votave të shqiptarëve për Zoran Zaevin. Ata dje ishin në Norovë dhe Aldancë të Krushevës, transmeton TetovaSot.

“Sot kisha nderin te jem ne mesin e banoreve te fshatit Norovë dhe Aldancë te Krusheves bashke me kolegun Edmond Ademi. Ishim ne mesin e vllezerve dhe bashkeqytetareve shqiptare te cilet jane lene ne harres dhe ne meshiren e fatit. Bem hapjen e shtabit ne Norov dhe bashkebiseduam edhe me banoret e fshatit Aldance.

Me dekada te tera jane len ne harres dhe askush nuk eshte kujdesur per te zgjidhjr problemet e tyre jetesore duke filluar na infrastruktura , arsimi , shendetesia e shume te tjera. Sot e tutje do te jem prane tyre dhe ne sherbimin e tyre.”, shkroi Zekiri në llogarinë e tij në Facebook.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *