Home / Lajme / Kronika e zezë / E kërcënon me foto intime në Facebook, në pranga i riu

E kërcënon me foto intime në Facebook, në pranga i riu

Një 23-vjeçare ka rënë pre e kërcënimit përmes rrjetit social Facebook.

Sipas policisë, një 27-vjeçar i ka kërkuar asaj një shumë parash, në të kundërt do të publikonte disa foto intime të saj, me qëllim dëmtimin e imazhit.

Policia ka bërë të  mundur arrestimin e Enkelejd  Vrionit, banues në Katund Sukth, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kërcënuar me anë të rrjetit social Facebook 23-vjeçaren M.L., banuese në Durrës, për të paguar shumën prej 20.000 lekë, në të kundërt do të publikonte fotot.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën e parave prej  20.000 lekë dhe një aparat telefoni celular tip i-Phone 5

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *