Home / Showbiz / Ekskluzive: Bllokohen këngët e Sabri Fejzullahut në youtube (Video)

Ekskluzive: Bllokohen këngët e Sabri Fejzullahut në youtube (Video)

Mbrëmë në ora 19:00 janë bllokuar pothuajse të gjitha këngët e Sabri Fejzullahut në youtube.com
Sabri Fejzullahu e ka një problem të madh.

Pas shumë vitesh bashkëpunimi me produksionin Emra Com duket se ai i ka ndarë punët me këtë produksion, pasi që sonte shumica e këngëve të tij janë zhdukur nga youtube.com, apo thënë më ndryshe nuk janë të gatshme që të shihen në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas producentit të Sabriut, Emrush Thaçi, i cili e ka konfirmuar lajmin si të vërtetë derisa ka thënë se pavarësisht moshës së vjetër të Sabriut, deklaratat e tij kanë bërë që ai ta merr një vendim të këtillë.

“Në përzgjedhjen e këngëeve unë asnjëherë nuk kam dashtë as nuk kam pas ndikim në zgjedhjen këngëve. Dëshmija është në shumë intervista të veteë Sabrisë. Ai prej këtyre këngëve ka fituar më mijëra euro dhe pas katër vitëve doli një vlerësim i çuditshëm, i papritur, që nuk i pëlqyen këngët, derisa ai vet ka thënë që mua nuk me interesojnë vlerat, du me fitu pare. “Unë publikisht e pyesë Sabrinë? A ka shok në estradë që si ke gënjyer në karrierën tënde 40 vjeçare. Kjo është arsyeja pse i janë mbyllur të gjitha këngët”, ka thënë producenti i Emra Com, Emrush Thaçi.

Këngët online të Sabrisë, që kanë mbetur ende në youtube.com, janë këngët më të vjetra që ai i krijoi para se të fillonte bashkëpunimin me produksionin e lartcekur.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *