Home / Lajme / Botë / Erdogan: Iraku nuk mundet vet ta dëbojë SHI-në nga Mosuli

Erdogan: Iraku nuk mundet vet ta dëbojë SHI-në nga Mosuli

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi sot se Iraku nuk mundet vet ta dëbojë grupin xhihadist Shteti Islamik nga qyteti Mosul, si dhe se prania e forcave turke në bazën e afët ushtarake paraqet garancë nga sulme të mundshme mbi Turqinë.

Erdogani theksoi se Turqia nuk do t’i lejojë SHI-së, as cilësdo qoftë organizatë tjetër ta kontrollojë Mosulin.

Ankaraja zyrtare është në kontest të ashpër me Qeverinë irakiane për shkak të pranisë së forcave turke në kampin ushtarak në pjesën veriore të Irakut, si dhe rreth asaj kush duhet të marrë pjesë në ofensivën e planifikuar në Mosul, që do të zbatohet me mbështetje të SHBA-së.

Presidenti turk, gjithashtu, theksoi se kryengritësit sirianë, të cilët e kanë mbështetjen e Turqisë, përparojnë në luftën për pushtimin e fshatit Dabik, në pjesën veriperëndimore të Sirisë, i cili për momentin është nën kontroll të xhihadistëve

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *