Home / Kryesoret / Është arrestuar vëllai i Musa Xhaferit!

Është arrestuar vëllai i Musa Xhaferit!

Policia e Maqedonisë ka arrestuar vëllain e Musa Xhaferit, thonë për Gazetën “Lajm”, burime të sigurta policore.

Sipas këtyre burimeve, vëllai i Musa Xhaferit është arrestuar para disa viteve në Kërçovë dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Prilep. Nuk dihen cilat kanë qenë shkaqet për arrestimin e tij, mirëpo marrim vesh se është liruar menjëherë pas intervenimit të funksionarëve të lartë të BDI-së.

“Lajm”  merr vesh se këto intervenime të bëra përmes telefonit i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale Publike (PSP) e cila duhet të hetojë nëse lirimi i vëllait të Musa Xhaferit është bë sipas procedurave ligjore, ose vetëm për shkak se ka qenë vëlla i një funksionari të lartë partiakë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *