Home / Lajme / Maqedoni / Është njëra prej modeleve më të kërkuara të momentit, por vuan nga një sëmundje e pashërueshme

Është njëra prej modeleve më të kërkuara të momentit, por vuan nga një sëmundje e pashërueshme

bellahadid-780x439

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Good Day New York, Yolanda Hadid ka folur për vështirësitë që po kalon vajza e saj, Bella Hadid, e cila është e sëmurë nga sëmundja Lyme.

Është dokumentuar më herët se Yolanda dhe dy fëmijët e saj, vajza 20-vjeçare Bella dhe djali 17 vjeçar Anwar, vuajnë nga sëmundja Lyme.

yolanda

Ajo dhe dy fëmijët e saj vuajnë nga sëmundja Lyme.

 Dhe derisa gjendja e 52-vjeçares është përmirësuar dukshëm, vajza e saj modele me vështirësi po e lufton sëmundjen.

“Bella është duke kaluar momente jo të mira. Është vështirë të imagjinosh se kjo bukuri e shndritshme e ballinave të revistave mund të vuajë në mënyrën si vuan ajo”.

“Ajo është gjithmonë e lodhur. Mund të flejë mbi 10 orë dhe të zgjohet duke thënë: ‘Jam ende e lodhur’. Te gjeneratat më të reja vjen në formë të ankthit, rraskapitjes, dhimbje të nyjave, simptoma të ngjashme me gripin dhe ata vazhdojnë të vuajnë në këtë mënyrë”, ka treguar nëna e bukuroshes.

bella2

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *