Home / Kryesoret / Euro komisari Johanes Han shumë shpejtë do të vije në Shkup

Euro komisari Johanes Han shumë shpejtë do të vije në Shkup

Euro komisari për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johanes Han, kah mesi i muajit, sipas gjitha gjasave me 14 tetor, do të vije në Shkup.

Temat për të cilat euro komisari do të bisedoje me katërshen politike janë aktuale, nëse po respektohet marrëveshja e 20 korrikut, si është gjendja me zgjedhjet, a ekzistojnë rreziqe për opstrukcione për procesin zgjedhor dhe nëse do të zbatohen reformat e rekomanduara nga Komisioni Evropian.

Tërësia e temave është pjesë e asaj që Komisioni Evropian do ta konstatoje në raportin vjetor për progresin e Maqedonisë që do të publikohet në gjysmën e parë të nëntorit. Sipas burimeve diplomatike, nuk ka dilema se në të thuajse në mënyrë të përsëritur do të shënohen të gjitha vërejtjet e raportit të vitit të kaluar, që nuk përjashtohet mundësia e konstatimeve më të ashpra në krahasim me raportin e vitit të kaluar. Por, për shkak të pengesave të dukshme në procese dhe reforma, është thuajse e ditur se Maqedonia përsëri do të përballet me formulimin e njëjtë, rekomandim i kushtëzuar për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *