Home / Lajme / Familja shqiptare hidhet nga dritarja ti shpëtojë flakëve, ja fotot tronditëse

Familja shqiptare hidhet nga dritarja ti shpëtojë flakëve, ja fotot tronditëse

Shtatë anëtarë të një familje janë lënduar, pas shpërthimit të zjarrit në banesën e tyre. Flakët e zjarrit shpërthyen rreth mesnatës, në një ndërtesë në Rimini. shtepia_djegur

Teksa edhe shtëpia e tyre po përfshihej nga zjarri, të shtatë shqiptarët, duke përfshirë disa fëmijë mes tyre, janë hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve. Sipas mediave italiane,zjarri shpërtheu brenda një banese të pabanuar, në katin e parë të një ndërtese në Via Cagnacci.

Në familjen shqiptare që banonte në katin e dytë jetonin mamaja,babai, katër fëmijë dhe xhaxhai. Para ardhjes së zjarrfikësve, ishin fqinjët ata që për të shpëtuar fëmijët kanë përdorur dyshekë e batanije, duke i hedhur nga tarracat.

Pasojat më të rënda janë për një nga fëmijët e familjes, 7 vjeç dhe nëna 31vjeçare. Njëkohësisht raportohet se në spital janë dërguar edhe babai 40 vjeçar, njëri nga fëmijët e tyre vetëm 3 muajsh, dhe dy fëmijët e tjerë 8 dhe 4 vjeç. Ndërsa xhaxhai i tyre 30 vjeç ka marrë dëmtime të lehta.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *