Home / Showbiz / Femrat duhet të rrezikojnë më shumë

Femrat duhet të rrezikojnë më shumë

Aktorja 31-vjeçe ka përmbushur shumë qëllime gjatë karrierës së saj prej dy dekadash në industrinë e argëtimit dhe tani thotë se dëshiron që edhe femrat tjera të ndërmarrin rreziqe pa pasur frikë se do të dështojnë

Scarlett Johansson thotë se beson që femrat duhet të ndërmarrin më shumë rreziqe dhe mos të kenë frikë nga dështimet. Aktorja 31-vjeçe ka përmbushur shumë qëllime gjatë karrierës së saj prej dy dekadash në industrinë e argëtimit dhe tani thotë se dëshiron që edhe femrat tjera duhet të ndërmarrin rreziqe pa pasur frikë se do të dështojnë.

E pyetur për këshilla që do t’u jepte vajzave të reja, ylli i filmit ‘Lucy’: “Mendoj se do t’ju thoja të ndërmarrin rreziqe. Ndërmerrni rreziqe dhe mos u frikësoni se do të dështoni, sepse e kundërta e kësaj është shpërblyese. Vërtetë kam ndërtuar një karrierë duke ndërmarrë rreziqe dhe nganjëherë nuk ia vlen, por në të shumtën e rasteve këto rreziqe shpaguhen shumë”, ka deklaruar ajo. Ajo gjithashtu ka folur edhe rreth asaj se si lindja e vajzës ka transformuar në tërësi jetën e saj.

“Mendoj se arritja e moshës 30-vjeçe, lindja e një fëmije dhe krijimi i një hapësire kreative, ka qenë vërtetë një transformim për mua në shumë mënyra. Mendoj se kam mësuar që ta pranoj më shumë veten time, të jem më pak e vrazhdë dhe më pak kritikuese”, ka deklaruar ajo. Për aktoren, ideja që femrat të përparojnë në pozita udhëheqëse, është diçka që ajo thotë se ka ndodhur në mënyrë natyrale për të, pasi përvoja e saj 20-vjeçare në industri, e ka bërë femrën më me përvojë në shoubiznes./ZERI

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *