Home / Kryesoret / Fetai publikon keqpërdorimet me miliona euro të cilat i kanë bërë funksionarët e punësuar në Ministri

Fetai publikon keqpërdorimet me miliona euro të cilat i kanë bërë funksionarët e punësuar në Ministri

Prokurorja Speciale, Fatime Fetai ka publikuar dy rastet ku funksionarët e qeverisë maqedonase janë të përfshirë në kriminalitet financiar në vlerë prej miliona eurove, raporton Zhurnal.

Fetai publikoi mega-skandalin që ka të bëjë me “qytetin e diellit”, që ndërtohet në lagjen Sopishte në Shkup. Ajo ka prezantuar dëshmitë se si një funksionarë i cili ka punuar si shef në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ka nënshkruar një konkratë të paligjëshme në vlerë prej 1.4 milion eurove. Sipas saj ky zyrtar i Ministrisë ka kepërdor buxhetin shtetëror prej mbi 1 milion euro për qëllime personale.

Ajo tha se këtë tender ia ka dhënë një firme me emrin “San City dooel”-Shkup, më datën 08.07.2007. Mirëpo për shkak të paligjëshmërisë së kësaj konkrate e cila ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore në vendin e quajtur “qyteti i diellit”, kjo kontratë është prishur në vitin 2011. Për shkak të prishjes së kësaj kontrate Ministria e Drejtësis përmes një vendimi të gjykatës ka qenë e detyruar që të ia paguaj të gjitha dëmet kompanisë private “San City dooel”, përveç 64 milion denarëve sa ka kushtuar shitblerja e tokës, kësaj firme Ministria e Transportit i ka paguar edhe dënimin që ka të bëjë me kamatën prej 1.4 milion euro, raporton Zhurnal.

Rasti i dytë quhet “Tender”, që ka të bëjë me mënyrën se si firma private “Beton”-Shtip, ende pa mbaruar aplikimet në tender, ajo ka qenë fituese absolute për të ndërtuar muzeun e VMRO-së në qendër të Shkupit dhe shumë objekte tjera shtetërore të cilat kapin vlerën me miliona euro. Fetai ka sqaruar se si janë bërë keqpërdorimet me datën 14.06.2011 nga një zyrtar i Ministrisë së Kulturës.

Fetai sqaroi se tenderet janë bërë në mënyrë të koordinuar me drejtorin gjeneral të firmës “Beton”-Shtip dhe 20 ditë më herët është ditur se kjo firmë do të fitoj furnizimet publike që kanë të bëjnë me ndërtimin e muzeut të VMRO-së në Shkup dhe shumë objekte tjera shtetërore. Fetai tha se në bazë të dëshmive ka edhe audio-incizim se si drejtori gjeneral merret vesh me anëtarët e komisionit për tenderim, ku merren vesh për kushtet se çfar duhet të plotësoj firma për të fituar tenderin.

Ndryshe, në këto dy raste përfshihen afro 10 persona të cilët punojnë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministrinë e Kulturës. Fetai theksoi se prokurorja Janeva nuk është prezente në pres-konferencën e sotme për shkak se ende ndodhet në hapsirat e policisë sekrete.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *