Home / Kryesoret / Fillimi i fushatës “Parandaloje tregtinë me njerëz-pyet, ndihmo lajmëro

Fillimi i fushatës “Parandaloje tregtinë me njerëz-pyet, ndihmo lajmëro

Parandaloje tregtinë me njerëz – pyet, ndihmo, lajmëro” është titulluar fushata njëmujore kundër tregtisë me njerëz, fillimin e së cilës sot do ta promovojnë Shoqata e qytetarëve “Portë e hapur – La Strada” dhe Organizata ndëkobëtare për migrime (IOM) në Ditën Evropiane për luftë kundër tregtisë me njerëz.

Fushata “Parandaloje tregtinë me njerëz – pyet, ndihmo, lajmëro” mbështetet nga UNICEF, Ambasada e Holandës, UK Aid Dift, Komisioni nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrim ilegal i Republikës së Maqedonisë.

Koordinatorja nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrim ilegal, Sanja Dimitrievska, siç është paralajmëruar, do t’i prezentojë angazhimet e Republikës së Maqedonisë në luftën kundër tregtisë me njerëz në prani të përfaqësuesve të Komisionit nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrim ilegal, Sekretariatit të Komisionit, përfaqësuesve të MPB-së, Ministrisë për punë dhe politikë sociale, Komisioneve lokale për luftë kundër tregtisë me njerëz nga Shtipi dhe Manastiri, Qendrave për punë sociale, organizatave joqeveritare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *