Home / Kryesoret / Filloi ndërtimi i Spitalit të parë privat në qytetin e Gostivarit, një investim rreth 5 milion euro

Filloi ndërtimi i Spitalit të parë privat në qytetin e Gostivarit, një investim rreth 5 milion euro

Qyteti i Gostivarit po bëhet me Spitalin e parë privat. Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta mori pjesë në hedhjen e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Spitalit Privat me investim të Shoqërisë Aksionare “Pellagonija”, nga Gostivari.

Fjala është për një investim prej 4 deri 5 milion euro, ndërkohë që pritet të punësohet një numër i madh i kuadrit mjekësor jo më larg se dy vite kur dhe pritet të përmbyllen punimet rreth ndërtimit të objektit dhe  të vihet edhe zyrtarisht në shërbim të pacientëve të Gostivarit dhe regjionit.

“Në qytetin e Gostivarit janë bërë shumë investime, kurse ky investim është i veçantë për shkak se për herë të parë në Gostivar dhe regjionin më të gjerë ndërtohet një objekt privat shëndetësor. Pronari na njoftoi se investimi do të jetë mbi 4 milion euro dhe besoj që ky investim do tu shërbejë qytetarëve të Gostivarit dhe regjionit, të cilët nuk do të kenë më nevojë që për disa shërbime specifike shëndetësore të shkojnë deri në Shkup. Përmes këtij investimi, shumë qytetarë do të angazhohen në punë. Ne si komunë, unë si kryetar, administrata dhe bashkëpunëtorët e mi, jemi në shërbim të investitorëve qofshin të huaj apo vendas. Investimet e tilla shkojnë në dobi të qytetarëve të Gostivarit dhe regjionit të Pollogut”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Aleksandër Smillkovski, drejtor gjeneral i Shoqatës Aksionare “Pellagonija”, nga Gostivari, theksoi se në Spitalin privat që do të fillon me punë brenda 2 vitesh, pritet të angazhohet në punë një numër i madh profesionistësh.

“Në ditën e sotme, Pellagonija fillon zyrtarisht me një investim të madh në Komunën e Gostivarit. Punohet për objekt shëndetësor që do të ofron shtatë nivele shërbimesh mjekësore. Hapësira është rreth 5.200 metra katrorë, do të ketë ordinanca specialistike, laboratori, do të ketë parking privat dhe do të zbatohen pajisje të teknologjisë së fundit të mjekësisë. Objekti nderohet sipas gjitha parametrave bashkëkohore dhe me efikasitet energjetik. Nga ky objekt pritet që në nivel lokal të kemi shumë punësime”, deklaroi Aleksandër Smillkovski, drejtor gjeneral i Shoqatës Aksionare “Pellagonija”, nga Gostivari.

Investitoir shprehu falënderim të madhe për Pushtetit Lokal dhe veçanërisht kryetarin Nevzat Bejta i cili ka dhënë mbështetje të madhe në realizimin e procedurave të ndërtimit të objektit.

g2 g3 g4 g6 g1 g5

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *