Home / Lajme / Filloi Panairi i 42-të ndërkombëtar -TEHNOMA

Filloi Panairi i 42-të ndërkombëtar -TEHNOMA

Prej sot e deri të shtunen, në Shkup mbahet Panairi i 42-të ndërkombëtarë ”TEHNOMA”, që ka të bëjë me sferën e metalurgjisë, elektroteknikës, energjetikës, ndërtimtarisë, sigurimit dhe mbrojtjes.

Shërbimet e tyre do t’i prezantojnë kompani nga Maqedonia, Italia, Austria dhe Gjermania. Në kuadër të panairit, për herë të parë do të mbahet ”Technoinvent – start and grow”, në bashkëpunim me Fondin për zhvillim teknologjik dhe inovacion, ku do të marrin pjesë mbi 30 start up kompani.

Në panair do të organizohen edhe punëtori, prezantime dhe konferenca, ndërkaq do të mbahet edhe edicioni i katërt i Panairit për transport dhe logjistikë, Panairi i 17-të për artizanatë dhe ekonomi të vogël, si edhe Ekspozita e 37-të e inovacioneve – MAKINOVA. Vizitorët do të mund ta përcjellin panairin nga ora 10 e deri në ora 19, kurse hyrja kushton 90 denarë për një person, ndërkaq nga 40 denarë për person, nëse bëhet vizitë grupore

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *